Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli emocione të forta dhe tensione në shtëpi, pasi Gjesti për herë të parë pa dhe dëgjoi deklaratat që Xheneta kishte dhënë në ‘Fan Club’ në lidhje me marrëdhënien e tyre të mëparshme.
I ndodhur përballë këtyre deklaratave, Gjesti sqaroi se në lidhjen e tij me Eglin nuk kishte luajtur në asnjë moment, por nëse kjo është kuptuar ndryshe dhe ka shkaktuar dhimbje, ai është i gatshëm të tërhiqet.
Pas kthimit në ‘living’, situata mori një tjetër kthesë emocionale, kur Egli, me lot në sy, i dha dorën Gjestit dhe i tha qartë: “Po tërhiqem unë nga ky raport”, tha ajo.
Ky moment tronditi jo vetëm Gjestin, por edhe banorët e tjerë, të cilët ndoqën me vëmendje këtë ndarje të papritur.
Pas këtyre zhvillimeve, mbetet për t’u parë se si do të evoluojë dinamika mes tyre dhe nëse ky vendim i Eglit do të jetë i pakthyeshëm. /Telegrafi/