Site icon Telegrafi

Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty

Foto: Screenshot/YouTube

Në spektaklin e së martës pati shumë drama që u krijuan nga banorët, por edhe nga jashtë.

Gjestit iu publikua një klip, ku shihej Xheneta Fetahu, në një intervistë dhënë për Fan Club.

Këngëtari nga Peja pas kësaj dha një sqarim duke shtuar se nuk ka asnjë ndjesi dhe se ka hequr shumë nga ajo.

Egli u prek për faktin se ata kishin lënë të hapur lidhjen e tyre dhe për mënyrën se si ka vepruar deri më tani banori.

Lexo po ashtu Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Ata edhe pas Prime-t diskutuan, ku konkurrentja i kërkoi që të mbante distancë me të.

Gjesti nga ana tjetër ia përmendi vazhdimisht që me të nuk ka bërë lojë, por se vetëm ka tërheqje fizike.

Mes kësaj historie të trazuar, pritet të shihet se çfarë do të ndodh në vazhdim. /Telegrafi/

Exit mobile version