Site icon Telegrafi

Egli dhe G Bani përloten teksa flasin për pëlqimet e tyre në Big Brother

Egli Tako dhe G Bani kanë bërë një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin në oborrin e shtëpisë së famshme.

Ata kanë diskutuar për pëlqimet e tyre brenda shtëpisë, të cilët në disa momente edhe i pamë në lot.

Reperi tashmë ka shprehur një pëlqim për Valbona Mhillin, kurse këngëtarja për Gjestin.

Foto: Screenshot/TikTok

Siç shihet nuk po marrin mbrapsht të njëjtën dhe për këtë kanë qenë më të mërzitur.

Lexo po ashtu Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Egli thotë se nuk ka dashur që të vijë në këtë pozitë, por që brenda i ndikon në çdo gjë.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo pati edhe një përplasje me Gjestin, i cili i kërkoi që t’i rrinte larg pasi po e pengonte në raport me të tjerët.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë ky raport i tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version