Egla Ceno pati disa komplikime shëndetësore gjatë ditës së sotme sa që iu nënshtrua një infuzioni për të marrë veten.
Gjendja shëndetësore e saj ngriti alarmin edhe tek Vëllai i Madh, i cili bëri të ditur që do të vendosë për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë.
Tani, pas gjithë atyre komplikimeve që pati, Egla tani duket se është në gjendje më të mirë shëndetësore.
“Jam më mirë, kaloi e keqja”, tha ajo derisa fliste me Çimin në oborrin e shtëpisë.
Aktorja e cila po ashtu u zgjodh së fundmi lidere e shtëpisë, kërkoi që ta pasonte këtë detyrë tek Çimi së paku deri nesër.
Këtë siç po i thoshte ajo banorit të ri po e bënë derisa të këndellet. /Telegrafi/