Egla Ceno ka nxjerrë sërish zbuluar produksionin me një deklaratë të bërë së fundmi në Big Brother VIP Albania 3.
Aktorja e njohur në një bisedë me Julian Dedën ka komentuar ngjarjen e fundit të ndodhur në Shkodër, ku një grua u hodh në lumin e Bunës bashkë me tre fëmijët e saj.
Edhe pse në rregulloren e ‘Vëllait të Madh’, asnjë informacion nga jashtë nuk mund të bëhet me dije për banorët brenda, videoja më poshtë e Eglës tregon të kundërtën.
Ajo me këtë rast ka vënë totalisht në dyshim transparencën e produksionit.
Kjo lë të kuptohet se banorët janë informuar në lidhje me ngjarjen tronditëse.
Kjo ngjarje vlen të ceket se ka ndodhur më 2 maj.
Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur. /Telegrafi/