Telegrafi

Egla Ceno: Nuk i kam marrë akoma 100 mijë eurot e Big Brother

Egla Ceno

Egla Ceno u shpall këtë vit fituese e Big Brother VIP Albania 3.

Aktorja e njohur ka rrëmbyer çmimin e madh në edicionin e tretë të këtij spektakli, duke lënë në vend të dytë Julian Dedën e në të tretin Romeo Veshajn.

Në një live në rrjete sociale, ajo është pyetur nga ndjekësit nëse i kanë mbetur ende para nga çmimi i madh.

Duke qenë se kanë kaluar disa muaj që nga mbarimi i këtij reality shou, ajo tha se nuk i ka marrë paratë akoma.

“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma”, tha ajo.

E njëjta tutje theksoi: “Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri”.

Egla në ndërkohë po vazhdon të punojë në heshtje për projekte të reja, ndonëse ka qenë më pasive në ekran. /Telegrafi/