Site icon Telegrafi

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla është duke u përballur me disa komplikime shëndetësore, derisa për momentin është duke u trajtuar brenda shtëpisë nga ekipi mjekësor.

Lidhur me këtë, Vëllai i Madh pritet të jep njoftimin e dytë për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP.

Pamjet të cilat janë shpërndarë me të madhe në internet tregonin Eglën e shtrirë dhe duke marrë infuzion.

Egla, mëngjesin e sotëm kishte raportuar se kishte pasur dhimbje barku.

Mbetet të kuptohet më vonë se çfarë vendimi do të marrë Vëllai i Madh për banoren dhe nëse do të vazhdojë trajtimin brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version