Site icon Telegrafi

Egla Ceno flet sërish: Nuk duhet të më ngacmosh në punë, unë për këtë gjë do të bërtas

Egla Ceno në Big Brother VIP Albania 3 pak javë më parë bëri disa akuza për ngacmim seksual.

Aktorja e njohur e akuzoi prezantuesin Saimir Kodra për sjellje të pahijshme seksuale që daton nga 25 vjet më parë.

Ceno pretendoi se Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit në zyrat e Top Albania Radio, atëherë kur ajo ishte duke kërkuar punë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një bisedë së fundmi në shtëpi me Jul Dedën, ajo tha se do të bërtasë gjithmonë për të tilla raste.

Lexo po ashtu Debat mes Eglës dhe Françeskës - degradon gjuha në Big Brother VIP Albania

Egla gjithashtu tha se nuk duhet të ngacmojnë në punë dhe se nuk duhet askush t’i kërkojë gjë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Unë di që nuk duhet të më ngacmosh në punë. Nuk duhet të më kërkosh gjë. Nuk duhet. Kështu që unë jam në anën time të drejtë edhe sikur gjithë botën të kem kundër. Unë këtë gjë do e bërtas”, u shpreh ajo.

E njëjta theksoi: “Mua nuk do të më afrohesh vetëm sepse jam grua, vetëm sepse e ke zakon, vetëm se je një qelbësirë, ndyrësirë që i jep të drejtë vetes. Nuk më tremb asgjë, zero”.


Kodra në anën tjetër mohoi të gjitha këto akuza dhe tha se tani do të shihen në gjykatë. /Telegrafi/

Exit mobile version