Arkeologët në Egjipt po bëjnë përgatitjet e duhura, që të hapin sarkofagun e gjatë tre metra e gjysmë, që është gjetur në qytetin ku besohet të jetë varrosur Aleksandri i Madh.
Arkivoli i lartë dy metra, është gjetur në Aleksandri, qytetin që edhe e ka themeluar prijësi legjendar, transmeton Telegrafi.
Në varrin e thellë është gjetur edhe një bust nga alabastër, pjesë të së cilit janë dëmtuar në hapësirën e mbyllur. Egjiptologët, janë të bindur se varri i përket ndonjë bujari të pasur, apo edhe mbreti.
Disa historianë, besojnë se trupi i Aleksandrit ndodhet në mes të qytetit modern, që është ndërtuar mbi rrënojat e të vjetrit.
Ministri i Antikiteteve ka thënë se sarkofagu është mbyllur para dymijë vitesh, ndërsa mes trupit që ndodhet brenda dhe kapakut, besohet se është edhe një shtresë e hollë llaçi.
Mbetet e paqartë, se kush mund të jetë brenda, pasi nuk ka asnjë shënim, ndërsa busti nuk tregon për ndonjë figurë të popullarizuar.
Shkencëtarët besojnë se i përket ndonjë bujari apo pasaniku, që ka jetuar mes viteve 323 apo 30 Para Erës Sonë. Kjo është koha kur Roma e zaptoi Egjiptin, menjëherë pas vdekjes së Kleopatrës.
Zahi Hawass që është egjiptolog i njohur dhe tani Ministër Antikitetesh, ka thënë se ‘duhet të jetë i dikujt të rëndësishëm, sepse është në sarkofag graniti’.
“Për dikë që bihet granit nga Aswan, që është 960 kilometra në jug prej këtu, nënkupton se ishte shumë i pasur”, ka thënë Hawass.
Por, varri thuhet të jetë shumë i vogël për Aleksandrin, meqë në varre shumë më të mëdha janë gjetur bujarët e dikurshëm të Romës.
Kur lajmi është përhapur, se në të mund të jetë Aleksandri i Madh, autorja amerikane Catherynne Valente, është mahitur se “po që se filmat më kanë mësuar diçka, do ju thoja të mos e hapni. Lëreni të qetë. Mos e hapni.” /Telegrafi/