Detaje të reja po dalin prej dokumenteve shumë konfidenciale të inteligjencës amerikane, të cilat u publikuan në internet në fund të javës së kaluar.
Në të fundit, Washington Post ka pretenduar se Egjipti kishte planifikuar fshehurazi të dërgojë rreth 40 mijë raketave në Rusi, e cila e ka pushtuar Ukrainën, raporton skynews.
Pretendohet se presidenti, Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi prodhimin dhe transportimin e armëve, pavarësisht se ishte një nga aleatët më të afërt të Amerikës në Lindjen e Mesme.
Një pjesë e dokumenteve të datës 17 shkurt, përmbledh bisedat e supozuara midis presidentit Sisi dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë egjiptianë.
Gazeta thotë se i referohet gjithashtu planeve për të furnizuar Rusinë me artilerie dhe barut për armë.
Presidenti Sisi thuhet se u tha zyrtarëve që të mbanin sekret prodhimin dhe dërgimin e raketave “për të shmangur problemet me Perëndimin”.
Ndryshe, Pentagoni ka nisur një hetim të gjerë rreth rrjedhjes së dokumenteve sekrete në publik. /Telegrafi/