Telegrafi

Egjipti 0-1 Uruguai: Notat e lojtarëve

YEKATERINBURG, RUSSIA - JUNE 15: Mohamed Salah of Egypt looks on during the 2018 FIFA World Cup Russia group A match between Egypt and Uruguay at Ekaterinburg Arena on June 15, 2018 in Yekaterinburg, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Uruguai ka shënuar fitore në grupin B të botërorit që po zhvillohet në shtetin rus.

Uruguaianët kanë triumfuar në stadiumin Central të Yekaterinburg me rezultat minimal 1-0.

Jose Gimenez realizoi golin e fitores me kokë pas një harkimi të saktë të Carlos Sanchezit në të minutën e fundit të kohës së rregullt.

Luis Suarez dhe Mohamed Elshenawy (Getty Images)

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve ku më i miri në fushë ishte golashënuesi Gimenez.

Ky i fundit u vlerësua me notën 9.6 edhe Diego Godin pati paraqitje të mirë te amerikano-latinët dhe mori notën 8.6.

Lexo po ashtu Uruguai në minutat e fundit triumfon ndaj Egjiptit të Salahut

Më i dobëti në fushë ishte egjiptiani Kahraba, i cili u vlerësua me notën 5.8 gjersa vlen të theksohet se Mohamed Salah nuk u paraqit për asnjë minutë te Egjipti, ku trajneri Hector Cuper e kurseu shkaku i mos shërimit të plotë të lëndimit të krahut në finalen e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu iPhoneX, pushim në Stamboll dhe Laptop - parashiko dhe fito, luaje Botërorin me Telegrafin!

Pas kësaj, lider i grupit mbetet Rusia me tre pikë në saje të gol dallimit më të mirë se uruguaianët gjersa Egjipti zë vendin e tretë dhe Arabia Saudite në të katërtën. /Telegrafi/