Parlamenti egjiptian miratoi sot ndryshimet kushtetuese, sipas të cilave presidenti aktual Abdel Fattah el-Sisi do të mbetet në pushtet deri në vitin 2030, transmeton AP.
Pasi ndryshimet kushtetuese u finalizuan para parlamentit, Egjipti pret një referendum që, sipas AP, ka gjasa të mbahet në gjysmën e parë të majit.
Ndryshimet parashikojnë zgjatjen e mandatit presidencial nga katër në gjashtë vjet, por gjithashtu një amendament të veçantë që do të zgjasë mandatin e tanishëm të Sisi në gjashtë vjet dhe do të lejojë që ai të marrë pjesë në zgjedhjet në vitin 2024.
Kritikët e këtyre ndryshimeve besojnë se Egjipti po zhytet përsëri në autoritarizëm. /kp/Telegrafi/