Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor në Al-Bahaira, në veri të Egjiptit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Një tren mallrash dhe një tren udhëtarësh janë përplasur, sipas një deklarate të Ministrisë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat në Kom Hamada, zona ku u regjistrua aksidenti, njoftoi Khaled Megahed, zëdhënës i Ministrisë.
Personat e plagosur janë transportuar drejt qendrave spitalore.
Pamjet e publikuar në televizion shfaqin civilë dhe ekuipazhet e ndihmës së shpejtë në përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga zona e aksidentit.
“Aksidenti u regjistrua rreth orës 12:45”, pohoi për median Nadia Abdou, guvernatorja e Al-Bahaira. “Shkaku i aksidentit nuk bëhet i ditur për momentin”, tha ajo.