Site icon Telegrafi

Efi Dhedhes: Po rifutem në Big Brother për të fituar

Foto: Screenshot/YouTube

Të shtunën katër nga konkurrentët e eliminuar kanë hyrë sërish në Big Brother VIP Albania.

Përpara futjes në shtëpi, Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka, kanë dhënë një intervistë për ‘Fan Club’ me Megi Pojanin.

Ata kanë treguar se si do të futen kësaj radhe, cila është strategjia e tyre dhe çfarë do të bëjnë më ndryshe.

Foto: Screenshot/YouTube

Efi theksoi se nuk premton asgjë, por që mes shumë gjëra do ta shijojë edhe më shumë.

Lexo po ashtu Kiara: E meritoj finalen më shumë se Efi, kam bërë sakrifica

“Nuk jap premtime thjesht ajo gjë që di është që kësaj radhe do ta shijojë pa fund”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një tjetër moment, ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se ka hyrë për të fituar.

“TeamEfi, nuk ka TeamLuiz, jam Efi dhe jam futur për të fituar. Luizi është shoku im dhe e dua shumë”, shtoi Dhedhes. /Telegrafi/

Exit mobile version