Telegrafi

Efi Dhedhes për kohën pas përfundimit të Big Brother: Tani qetësi truri, kam shumë nevojë që të qetësohem

Foto: Instagram

Efi Dhedhes ka qenë një nga personazhet më të pëlqyera në Big Brother VIP Albania 2.

Ajo arriti të marrë famë të madhe për një kohë të shkurtër, duke qenë se pëlqehej për karakterin, veprimet dhe për lojën brenda.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

“Me çfarë po merresh tani? Je shumë e mirë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Efi Dhedhes

“Tani Post Big qetësi truri. Të them të drejtën kam shumë nevojë që të qetësohem të jem pas asnjë lloj angazhimi. Të shijoj kohën diellin, natyrën me këtë po merrem momentalisht”, u shpreh ajo.

E njëjta arriti deri në finale të edicionit të dytë të Big Brother-it, ku edhe fitoi 10 mijë euro.

Theksojmë që fitues i këtij reality show u shpall artisti nga Shkodra, Luiz Ejlli. /Telegrafi/