Telegrafi

Stërviten efektivët e FSK-së dhe Shqipërisë, Mehaj: Së bashku më të fortë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur për një stërvitje të përbashkët ndërmjet efektivëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se po vazhdojnë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.

“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.

Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë.

Së bashku gjithmonë më të fortë!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/