Site icon Telegrafi

Wenger: Liverpooli ishte më mirë fizikisht se Barcelona, Van Dijk gaboi rëndë

Arsene Wenger . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Barcelona k arritur të fitojë ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0, ku Lionel Mesi shënoi dy herë, ndërsa Luis Suarez një. 

Shumë thanë se kjo ishte fitore e madhe, me këtë gjë pajtohet edhe Arsene Wenger, por sipas tij, Liverpooli ishte më i mirë se Barcelona në aspektin fizik.

Wenger nuk i ka kursyer kritikat për mbrojtësin Virgil Van Dijk, i cili nuk i ka kursyer kritikat për Virxhil Van Dijk.

Wenger . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“E pamë të gjithë intensitetin e që e krijoi Liverpooli. Ishin dukshëm më mirë fizikisht se sa Barça, që u detyrua shpesh të merrte kartonë, pasi nuk mund ta përballonte shpejtësinë e kundërshtarit”.

“Gjithsesi, katalunasit e kanë atë forcë, që në momentet vendimtare me një rast të shënojnë gol”.

Virgil van Dijk – Lionel Messi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Është mjaft interesante sepse Van Dijk zakonisht e mbulon sulmuesin dhe në rastin e Suarezit duhet të bënte të njëjtën gjë”.

“Sidomos duke ditur që është një qendërmbrojtës me kualitet të madh”.

Luis Suarez (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ai e la Suarezin të shënonte. Fillimisht nuk u pozicionua keq, por më pas e liroi dhe e la të shënonte”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version