Telegrafi

Edy Reja publikon listën për ndeshjet e muajit shtator, fton 24 futbollistë

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i luaj dy ndeshjet e fundit në grup për Ligën e Kombeve në fund të këtij muaji.

Kuqezinjtë e udhëhequr nga Edoardo Reja do të përballen më 24 shtator me Izraelin, derisa tri ditë më pas presin Islandën.

Trajneri italian i Shqipërisë, Edoardo Reja ka publikuar tanimë listën me 24 futbollistë të ftuar për këto dy takime.

Reja ka ftuar tre portierë, nëntë mbrojtës, tetë mesfushorë dhe katër sulmues.

Nuk ka ndonjë risi në listën e Rejas, pasi kryesisht janë ftuar futbollistët që kanë qenë edhe më parë te Shqipëria, por mungesa më e madhe është ajo e Berat Gjimshitit.

Kuqezinjtë nuk e kanë nisur mirë, pasi në dy ndeshjet e para kanë marrë vetëm një pikë, duke barazuar me Islandën dhe duke humbur nga Izraeli.

Ndërkohë futbollistët shqiptarë synojnë t’i marrin gjashtë pikë dhe të dalin nga pozita e parë në grup. /Telegrafi/