Telegrafi

Edy Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar, mungojnë pesë të lënduar dhe ftohet Florian Kamberi

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Kuqezinjtë do të përballën fillimisht me Anodrrën ndërsa më 17 nëntor do ta presin edhe Francën, kësaj radhe në stadiumin e ri në Tiranë.

Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë për këto dy sfida, derisa tetë të tjerë janë në listën rezervë.

Në sy bie rikthimi i Taulant Xhakës dhe Emanuel Ndojit, ndërsa për herë të parë është ftuar sulmuesi Florian Kamberi.

Shqipëria do të ketë mungesa të mëdha, pasi pesë lojtarë të rëndësishëm si Amir Abrashi, Mërgim Mavraj, Armando Sadiku, Sokol Sikalleshi dhe Marash Kumbulla janë të lënduar. /Telegrafi/