Site icon Telegrafi

Edukimi mediatik në Maqedoni, kërkohet përfshirja e gazetarisë në program shkollor

Edukimi mediatik nuk është i pranishëm sa duhet në sistemin arsimor dhe nxënësit për mediat mësojnë nëpërmjet aktiviteteve shtesë, jashtë programit mësimor. Për këtë arsye, pjesëmarrësit e konferencës “Edukimi Mediatik në Maqedoni në apo jashtë sistemit mësimor” kërkuan që arsimi mediatik të jetë pjesë e strategjisë së përgjithshme për arsim për vitin 2018-2025.

Në mesin e kërkesave, ishin edhe për kyçjen e një lënde të veçantë gazetareske në shkollë të mesme, obligatore apo zgjedhore, ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit njoftuan se për realizimin e një gjëje të tillë, paraprakisht duhet bërë analiza adekuate se sa do të kenë efekt dhe sa ka kuadër të kualifikuar për atë lëndë.

Sipas debutuesve, arsimimi i hershëm i nxënësve për arsimimin mediatik do t’u ndihmonte nxënësve më lehtë të dallojnë lajmet e vërteta nga lajmet e rrejshme, si dhe më lehtë të vlerësojnë përmbajtjet kualitative në media.

“Metoda klasike të punës për edukim mediatik po bëhen jashtë aktiviteteve shkollore ku nxënësit punojnë në seksione programore, seksione për gazetari, aktivitete të ndryshme për projekte, ku mësojnë për mediat si për një mjet komunikimi por i mësojnë edhe përmbajtjet mediatike të cilat i prodhon mediumi”, tha Aleksandra Tamengova, nga shkolla e lartë për gazetari.

Exit mobile version