Site icon Telegrafi

Edouard Mendy shpallet si portieri më i mirë nga FIFA

Edouard Mendy është shpallu portieri i vitit nga FIFA në kategorinë e meshkujve.

Pas shkëlqimit në Ligën e Kampionëve me Chelsean, duke arritur që të fitojnë garën, gardiani bëri paraqitje të mira edhe në Ligën Premier.

Edhe pse në UEFA nuk arriti që të fitonte trofeun e më të mirit, pasi u mposht nga Gianluigi Donnarumma, Mendy e mori këtë të FIFA-s.

Portieri nga Senegali edhe në këtë edicion po tregon formë të lartë, derisa ky çmim padyshim se do ta motivojë edhe më shumë.

Çmimin për portierin më të mirë e dhuroi legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel. /Telegrafi/

Exit mobile version