Ditën e sotme (e martë) një debat është zhvilluar ndërmjet Edon Shilekut dhe banorit tjetër, Artan Thaçi.
Kjo nisi pasi ky i fundit e ka “akuzuar” Victoria Owns se kinse ka tentuar të flirtonte me të, prej që kishin hyrë në shtëpinë e Big Brother.
“Prej krejt këtyre, ti je i fundit, si për kah personaliteti, si për kah trupi. Sa ma shpejt me mujt me të zhdukë nga kjo shtëpi”, i ka thënë Edoni, Artanit.
“Po sillesh, po pleqnon me do përgjigje patetike sa që nerva po më shkon, e po më duhet me u qu nga tavolina, sepse nuk po mundem ta dëgjojë qasjen tënde të ‘teatrit të vdekur’. Tregoma një rast kur unë ty ta kom hangër”, ka shtuar më tej Edoni.
Aktori i zhanrit “Drag Queen” ndërkohë më parë në shtëpinë e famshme ka treguar se është biseksual.
I njëjti po ashtu është në një lidhje dashurie dhe një nga netët Prime u befasua nga partnerja e tij.
Duhet theksuar se aktorja Shota Baraliu është banorja e fundit që u largua nga BBVK.
Konkurrentët nga ana tjetër garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/