Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri.
“Hallall të qoftë” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e ndërthurur me elemente popullore.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga Arsim Bunjaku, gjersa për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.
Ana vizuele e projektit i është besuar produksioni EMF Creative, të cilët kanë sjellë një klip të bukur pranveror.
Këngën e re “Hallall të qoftë”, mund ta gjeni në aplikacionin Premier Songs, gjersa për disa ditë do të publikohet edhe në YouTube.
Për ta dëgjuar, parë klipin ose edhe për ta shkarkuar, mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/