Telegrafi

Edona pranë bashkëshortes së Heroit kombëtar Agim Ramadani (Foto)

Edona Llalloshi ka qenë në Koshare, ku është mbajtur manifestimi “Ditët e Shqipes”, për nder të përvjetorit të Betejës së Kosharës.

Këngëtarja e dashur e skenës shqipe ka publikuar edhe një fotografi nga pjesëmarrja e saj atje.

Edona Llalloshi dhe Shukrije Ramadani në Koshare (Instagram)

Edona i ka qëndruar pranë edhe bashkëshortes së Heroit kombëtar, Agim Ramadani, zonjës Shukrije Ramadani.

“Në Koshare, ku dhembja dhe dashuria paguajnë çmimin e lirisë. Me z.Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit tonë Agim Ramadani”, ka shkruar Edona në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/