Telegrafi

Edona Llalloshi vjen elegante dhe me stil në setin e ri fotografik

Foto: Flamur Ilazi

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi, ka sjell së fundmi për fansat këngën e saj më të re “Pa ty”.

Kënga e punuar nga Arsim Bunjaku në muzikë dhe tekst dhe me orkestrim të Florent Boshnjakut, është pritur mirë nga fansat e këngëtares.

Krahas projektit muzikor, Edona ka realizuar edhe një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive.

Ky fotosesion është realizuar nga fotografi Flamur Ilazi, dhe e sjell Edonën mjaft elegante në poza pranë pishinës dhe një vile luksoze.

Këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet socialek ëto fotografi, duke marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/