Këngëtarja Edona Llalloshi ka treguar gjithnjë për respektin e veçantë që ka për heroin kombëtar Agim Ramadani.
Këtij të fundit, Edona në fund të vitit 2014, i kishte kushtuar një këngë me titullin “Heroi”.
Ditë më parë, vajza e Agim Ramadanit, Lorina, i dha fund beqarisë, teksa u shfaq më e bukur se kurrë në fustanin e bardhë.
Ajo kishte zgjedhur duart e Fjolla Llaloshit, grimeres dhe floktares së njohur në Prishtinë, njëherësh motrën e Edonës, për ta rregulluar si nuse.
Pranë saj, janë gjendur gjithashtu edhe Edona dhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes Llalloshi.
Ndërkohë, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Edona është shfaqur bashkë me motrat dhe Lorinën e përgatitur si nuse, dhe në mbishkrimin e saj shkruan një urim të veçantë për martesën e saj.
“Lorina qê ia pashë rritën e zhvillimin sot u bë nuse.Mu kujtuan shum momente te kaluara bashkë dhe e ndjeva dashurinë dhe krenarinë që më lidhi me emrin e kësaj familje të çmuar.Urime Lorina Agim Ramadani paç fatin dhe lumturinê më të madhe në botë!” (sic.), ka shkruar Edona. /Telegrafi/