Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.
Artistja, që tashmë numëron shumë hite në reportoarin e saj, ka bërë të ditur se së shpejti pritet të sjellë këngën e re.
Njoftimin e ka bërë për fansat përmes një postimi të ndarë në rrjetin social, Instagram.
E njëjta ka sjell disa fotografi atraktive në një kostum ngjyrë ulliri, në të cilat ka marrë vëmendje me dukjen elegante.
“Së shpejti kënga dhe videoklipi im më i ri”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos, ku ka etiketuar edhe bashkëpuntorët e saj përfshirë, Ilir Beranin, Milot Llalloshin si dhe ata që janë përkujdesur për pamjen e saj të veçantë.
Komplimentet krahas fotografive ishin të shumta dhe duket se ky projekt mezi po pritet edhe nga fansat e saj.
Ndryshe, “U bo çka u bo” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Edona, e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/