Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi, ditën e sotme (e martë) ka sjell një tjetër këngë të vjetër të përpunuar.
“Dada do ta shes” mban titullin projekti i ri i saj, të cilin e ka sjell në versionin ‘remake’.
Producimin e këngës e ka bërë ‘Shpeta Sound’, derisa për videon e veçantë është përkujdesur produksioni “EMF Creative”.
Artistja e mirënjohur vjen me një paraqitje unike, e cila njëherësh ka rrëmbyer vëmendje të madhe edhe me dukjen glamuroze.
Projektin tanimë e gjeni të publikuar në kanalin e “Premier Songs” në kanalin zyrtar, YouTube.
Kjo është kënga e tretë e Edonës e publikuar në versionin akustik, dy prej të cilave janë “Loti Loti” dhe “Mërgim”.
https://www.youtube.com/watch?v=AtwekC8NBbo&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3HSeTGxV5LQMuQTEz9ollWCLf0ZwhgjzLt_mg-og5e2LpKtePZ2p9TjnU
Edona përndryshe prej shumë vitesh është pjesë e estradës dhe pëlqehet tejet shumë për vokalin e saj. /Telegrafi/