Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi, ka sjell së fundmi për publikun projektin e saj më të ri.
“Shiu i verës” titullohet kënga e saj më e re, një baladë e përpunuar bukur dhe thjeshtë nga kompozitori Naim Krasniqi.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, për të cilin janë kujdesur EMF Creative.
Edhe këtë radhë, këngëtarja mahniti me stilin dhe interpretimin e saj në klip, duke u shquar si gjithmonë për unitetin e saj.
“Shiu i verës” është publikuar në YouTube nga Premier Songs, aplikacioni i cili mundësonë edhe blerjen e saj në platformën online.
Ndryshe, gjatë festave të fundvitit, këngëtarja do të jetë mjaft e angazhuarm e koncerte, duke performuar pranë publikut shqiptar. /Telegrafi/