Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Me ty” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Valerina Macula me orkestrim nga Afrim Macula.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, EMF creative.
Ky projekt i dedikohet të gjitha çifteve, të cilët njëherësh vendosin të kurorëzojnë dashurinë e tyre me ceremoni tradicionale.
Edona ndërkohë shquhet për vokalin e veçantë dhe për emocionin që ka përçuar edhe në këtë këngë.
Kjo vjen pak javë pas realizimit të saj të fundit të titulluar “Dy buqeta”. /Telegrafi/