Telegrafi

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Dy buqeta”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Dy buqeta” titullohet kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Valerina Macula, kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Afrim Macula.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja ka mahnitur edhe këtë herë me paraqitjen në klip, siç edhe shquhet për sharmin dhe elegancën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni, EMF Creative.

Foto: Screenshot/YouTube

Edona përndryshe shquhet për vokalin e veçantë dhe i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës.

Ajo tashmë ka arritur të mbledh fansa anë e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/