Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi është shumë e pëlqyer për muzikën e saj në të gjitha trevat shqiptare.
Së fundmi, ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë marrë rrugën drejt New Yorkut, ku mesa duket Edona do të mbajë koncertin e radhës.
Këngëtarja ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft e freskët dhe e thjeshtë në qytetin e dritave.
Në një tjetër fotografi, Llalloshi ka prezantuar edhe bashkëshortin e saj Gazin, së cilit i ka vizituar edhe një zemër në imazhin e publikuar.
Ndërkohë që disa minuta më vonë, nuk ka munguar edhe një video e publikuar nga Llalloshi e cila shfaqej mjaft e buzëqeshur dhe e lirshme në “Time Square”.
“Sot një ditë shumë e mirë në New York”, ka shkruar Edona në mbishkrimin e saj. /Telegrafi/