Edona Llalloshi i ka njoftuar fansat e saj se të hënën do ta lansojë projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “U bo çka u bo” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Kënga dhe videoklipi im më i ri vjen nesër (e mërkurë) ekskluzivisht në ora 15:00 vetëm për ju, shkarkoje përmes aplikacionit Premier Songs. ‘U bo çka u bo'”, është përshkrimi i videos së publikuar në Instagram.
Produksioni EMF Creative është kujdesur për xhirimin e videoklipit muzikor të projektit të ri të Edonës.
Ndërkaq, bashkëpunëtorë në realizmin e këngës janë Florent Boshnjaku dhe Arsim Bunjaku. /Telegrafi/