Është njëra prej këngëtareve më të pëlqyera e më të dashura për publikun.
Fjala është për artisten Edona Llalloshi, e cila vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
E njëjta ndan shpesh imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj dhe me postimin e fundit tregon se po e përkrahë Policinë e Kosovës me projektin “EDWARD”.
“Në përkrahje të Policisë së Kosovës për siguri në trafikun rrugor dhe aktiviteteve në shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë”, ka shkruar krahas imazheve këngëtarja Llalloshi.
Përveç kësaj, Edona po ashtu edhe këtë verë ishte ishte mjaft e pranishme në dasma dhe ahengje të ndryshme muzikore bashkë me të vëllanë, Milotin.
Ndërkaq, “U bo çka u bo” mbetet një prej realizimeve më të fundit të saj i lansuar në muajin qershor. /Telegrafi/