Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Edona Llaloshi, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Stamboll të Turqisë.
Ajo ka udhëtuar me bashkëshortin e saj, Gazin, dhe dy fëmijët e saj për të kaluar disa ditë jo-produktive në shtetin turk.
Përmes rrjeteve sociale, Edona ka ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga ky udhëtim, duke treguar çastet e këndshme që po shijon atje.
Në një imazh të publikuar së fundmi në InstaStory, Edona shihet buzë detit pranë burrit të saj, ndërsa duket të ketë pranuar një trëndafil nga ai.
Mesa duket, çifti kanë shijuar një moment romantik me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë hezituar që këtë ta ndajnë edhe me fansat e këngëtares.
Edona përndryshe është shumë aktive në muzikë me projekte e mbrëmje muzikore të shumta, ndërsa pritet të jetë edhe më e angazhuar me afrimin e sezonit veror. /Telegrafi/