Telegrafi

Edona Llalloshi lanson baladën “Pa ty”

Edona Llalloshi në klipin e këngës "Pa ty" (Foto: Instagram/EdonaLalloshi)

“Pa ty” është titulli i këngës më të re të Edona Llalloshit që është kompletuar me videoklip.

Arsim Bunjaku e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa Florent Boshnjaku është kujdesur për orkestrimin.

Videoklipi muzikor është xhiruar nga produksioni EMF Creative, ndërsa është publikuar në aplikacionin ‘Premier Songs’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edona Llalloshi

Këngën e re dhe videoklipin mund ta dëgjoni dhe shikoni përmes aplikacionit ‘Premier Songs’, të cilin mund ta shkarkoni në sistemet operative të telefonave tuaj të mençur, iOS dhe Android.

Premier Songs‘ është aplikacion që në vetvete gjen të gjitha zhanret muzikore, antologjinë e muzikës shqiptare, por edhe këngët më premtuese premierë (që botohen për herë të parë) të këngëtarëve doajenë e të provuar shqiptarë, por edhe të këngëtarëve e muzikantëve të rinj. /Telegrafi/