Telegrafi

Edona Llalloshi feston ditëlindjen, merr urim të përzemërt nga vëllai i saj, Miloti

Foto: Edona Llalloshi/InstaStory

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 39-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Një nga urimet më të përzemërta, Edona e ka pranuar nga vëllai i saj, Milot Llalloshi.

Ky i fundit ka disa këngë të kënduara në duet, të cilat ndër vite kanë qenë hite në diskografinë shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të motrës, së cilës ia ka vendosur edhe një emoji kurore në kokë.

Foto: Milot Llalloshi/InstaStory

“Urime ditëlindjen për mbretëreshën shqiptare”, shkruan Milot Llalloshi në InstaStory.

Përndryshe, Miloti njihet edhe si krahu i djathtë i këngëtares, i cili i ndihmon në çdo paraqitje, ndërsa kujdeset edhe për klipet e saj. /Telegrafi/