Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, vazhdon të mbetet njëra prej më të dëgjuarave në zhanrin popullor.
Ajo vazhdon të qëndrojë aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore, ku edhe së fundmi ka paralajmëruar disa këngë të reja.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Edona ka bërë të ditur se “Akustikë në karantinë”, përmban gjithsej tetë këngë ‘të shpirtit’.
Gjatë ditës së sotme (e marte) ajo ka lansuar këngën e dytë, të titulluar “Mërgim”.
Për riorkestrimin e tyre është përkujdesur Shpeta Sound, ndërsa për klipin e secilës prej tyre EMF Creative.
Kujtojmë se projekti paraprak “Loti Loti” është pritur mirë nga të gjithë adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/