Site icon Telegrafi

Edona James tregon historinë interesante me ish-bashkëshortin: Më la me dy burra dhe u largua për të fjetur

Edona James, e cila kaloi një proces transformimi për të zbuluar dhe përfaqësuar identitetin e saj të vërtetë, është bërë një nga personazhet kryesorë në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi, ajo ka ndarë me banorët në dhomën e gjumit një ndodhi të ëmbël dhe qesharake që përfshin bashkëshortin e saj.

Duke treguar me një të qeshur të ngrohtë, Edona tha: “Më la me dy burra, tha po shkoj për të fjetur”.

Lexo po ashtu “Nuk po e pranojnë që duhen me njëri-tjetrin”, Linda flet për Bucin dhe Santianën

Anëtarët e shtëpisë u përgjigjën me të qeshura dhe me një kuriozitet të shtuar rreth dinamikës së marrëdhënieve të saj.

Edhe më interesante ishte kur ajo zbuloi se bashkëshorti i saj nuk ishte tip xheloz dhe se ai nuk ka pasur asnjë problem me faktin që ajo ndan kohë dhe hapësirë me burra të tjerë.

Lexo po ashtu Edona James: Kam luftuar shumë të jem kush jam sot, komentet e njerëzve ishin sfida më e vështirë

“Nuk ka qenë fare fanatik dhe nuk i shikonte vajzat e tjera”, shtoi Edona, duke theksuar besimin dhe hapësirën që ekzistonte në lidhjen e tyre.

Edona po vazhdon të befasojë dhe të frymëzojë banorët dhe shikuesit e BBVK2, jo vetëm me ndodhitë e saj të përditshme, por edhe me guximin e saj për të jetuar si vetja e vërtetë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version