Telegrafi

Edona James thotë se nuk e ka problem të kryejë marrëdhënie intime para kamerave

Foto: Big Brother VIP Kosova

Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material, ku shihej Edona teksa fliste me banorët e tjerë mbi tema eksplicite.

Ndërkohë, moderatorja Jonida Vokshi i drejtoi një pyetje të tipit: “Nëse shkon deri në finale si do ia bësh?”.

Dhe përgjigja e transgjinores ishte e qartë, duke u shprehur se nuk e ka problem që të kryejë edhe marrëdhënie intime para kamerave të transmetimit.

Lexo po ashtu Komenti i Anitës pas hyrjes së Domenikut: Ky Big Brother është me shumë ngjyra

“Qysh është më së miri. Nuk e di ndoshta vjen ndonjë djalë i bukur që më pëlqen. Nuk e kam bërë kurrë para kamerave, por s’dua të them që s’do ta bëj atë. Unë e marr jetën qysh të më vjen”, ka thënë Edona James.

Përndryshe, të premten është eliminuar banori i parë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Lexo po ashtu Anita Haradinaj reagon pas situatës me Ganiun: Janë duke më ofenduar pafund në komente, them çfarë të ma dojë qejfi

Këngëtarja Brikenda Karricaj u largua si më e votuara gjatë javës nga televotimi, gjersa pati gjithashtu një banor të ri i cili u fut në BBVK.

Bëhet fjalë për këngëtarin afrikano-zviceran Domenik, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale, për këngët që këndon në gjuhën shqipe. /Telegrafi/