Edona, me emrin origjinal Kujtim Shehu, mbrëmë iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Sot teksa banorët po njiheshin më shumë me njëri-tjetrin, filluan edhe me pyetjet e njëpasnjëshme.
Këngëtarja shqiptare Linda Halimi që është kthyer nga Amerika për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova, i bëri disa pyetje Edonës në lidhje me ndërhyrjet që i ka pasur.
Edona shprehet që filloi me ndërhyrjet që në moshën 17-vjeçare, por duket që nuk qe gati të flasë ende për këto, pasi banorja filloi të qajë.
Ajo u ngrit dhe u largua e emocionuar nga banorët pasi shpërtheu në lot.
Linda i kërkoi falje nëse e lëndoi, por që nuk e kishte këtë qëllim.
Banorët e tjerë filluan ta ngushëllojnë e ta përqafojnë, duke i treguar që nuk donin ta bënin të ndihej keq. /Telegrafi/