Edona James është kthyer në një prej personazheve më të përfolura aktualisht.
Pjesëmarrja e saj si konkurrente në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova ka bërë që Edona të fitoi simpatinë e publikut.
Deklarata dhe veprimet e saj brenda shtëpisë së famshme po bëjnë bujë në rrjetet sociale, e sidomos në platformën TikTok.
Kjo ka bërë që transgjinorja të arrijë tashmë shifra marramendëse duke e tejkaluar mbi 100 milionë ‘hashtaga’ në emrin e saj në platformën e lartpërmendur.
Vlen të theksohet se jemi vetëm në javë e dytë të BBVK dhe tashmë zhvillimet dhe situata mes banorëve kanë nisur të tensionohen.
Ditëve të fundit disa prej banorëve janë përfshirë në debatet të ashpra me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, këtë të premten pritet që të eliminohet banori i parë i BBVK 2. /Telegrafi/