Telegrafi

Edona James publikon këngën e re “Kalle”, vjen me skena provokuese në klip

Foto: Screenshot/YouTube

Ashtu siç ka paralajmëruar, Edona James, ka publikuar ditën e sotme (e diel) këngën e re.

“Kalle” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 në ndërkohë ka bërë një paraqitje provokuese në klip.

Foto: Screenshot/YouTube

Në këtë këngë nuk kanë munguar as thumbat e diss-at dhe një të tillë ia ka bërë Kader Kicajt, banores së BBVK me të cilën nuk ruan raporte edhe aq të mira.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Si me shkel macën”, është një pjesë në këtë projekt që po ashtu u bë viral edhe gjatë kohës së Big Brother.

Foto: Screenshot/YouTube

Sido që të jetë, ky projekt tashmë ndodhet në YouTube, në kanalin e ‘Onima’.

Edona pas reality shou-t është shprehur se do të qëndrojë në Kosovë dhe se do të realizojë disa projekte të reja. /Telegrafi/