Telegrafi

Edona James përfshihet në debat me Kaderin: Oj rrencajka e katundit

Një debat tjetër ka ndodhur në mes të Edona James dhe Kaderit.

Ishte Kaderi ajo që iu drejtua Edonës duke i thënë se “ti je xheloze”, teksa komentonte raportin e saj me Albyn.

“Me e dashtë këtë shumë kur është kjo keq i shkon pas dhe e dëgjon çka ka, e jo me ikë, mos u bë kishe po e du pastaj me xhelozuar, ti je xheloze”, tha Kaderi.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërsa Edona James nuk i ka kursyer ofendimet ndaj banores nga Prizreni, duke i thënë mes tjerash “rrencajka e katundit”

“Mos ma hap gojën këtu, rritu një herë pastaj fol me mua, mos kërce si pula këtu, je mësuar me të tjerë, me mua jo, më sheh mua si shoqe, ty jo se ta ka parë fytyrën, rrencajka e katundit, ti je fals si rrobat e tua të pazarit, qepe gojën, bajate, mos më fol kurrë më”, u shpreh Edona.

Lexo po ashtu “Prej 2002 nuk je dal në TV” – debat i fort mes Gani Gërmisë dhe Bucit

Ndërkohë, theksojmë që Kadri është e nominuar këtë javë bashkë me Albën, Besin, Azemin, Blerandon, Bucin dhe Bleron dhe njëri nga ta pritet të eliminohet të premten. /Telegrafi/