Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, është revoltuar ndaj Blerandos.
“Do t’iu qes të gjithve me rend nga BBVK”, u shpreh ai.
Transgjinorja nga ana tjetër i tha që nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse vendos publiku.
“Ti nuk i qet, i qet publiku, tu flejt po i qet ti, tu fol me ‘llutka’, ti je njeri i ulët”, ia ktheu biondja.
Bukuroshja e njohur tutje theksoi: “Kur kam qenë unë në këtë lojë, ti ke qenë bebe me pelena. Kam 12 vjet në showbiz”.
Situatat në shtëpi po ndërrojnë dita-ditës meqë ka mbetur edhe pak deri në finale.
Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/