Site icon Telegrafi

Edona James mërzitet dhe qan – dëshiron të largohet nga Big Brother

Foto: Screenshot/YouTube

Edona James nuk ndihej mirë gjatë ditës së djeshme (e shtunë) në Big Brother VIP Kosova 2.

Transgjinorja nga Suhareka dukej e mërzitur teksa po qëndronte vetëm në dhomën e gjumit.

Asaj më pas iu afrua këngëtari Blero, i cili e pyeti se çfarë kishte dhe se për çfarë u mërzit.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda e tyre:

Edona James: Tani nuk është momenti të flas dhe nuk dua të flas. Flasim më vonë, kam të tjera probleme.

Blero: A je mirë, çfarë ke?

Edona James: Me veten.

Blero: Për çfarë je mërzitur?

Edona James: Për krejt. E kam mendimin me dalë prej këtu. Dje kam menduar edhe sot. Shumë për mua nerva. Të gjitha. Pa fjet, pa të gjitha.

Blero: Big Brother pa ty nuk ka kuptim. /Telegrafi/

Exit mobile version