Site icon Telegrafi

Edona James jep preferencën për Drilon Ramën, banori i edicionit të tretë: Shumë djalë i bukur

Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të dytë të BBVK-s, Edona James, ka shprehur preferencat e saj për banorët aktualë të edicionit të tretë.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin Big Talk, ku ishte e ftuar po ashtu edhe ish-banoret, Santiana Maloku dhe Brikey.

Edona ka shprehur një favorizim për njërin prej banorëve, Drilonin, për të cilin tha se do të kishte pasur dëshirë të kishte qenë brenda shtëpisë, vitin e kaluar, kur ajo ishte konkurrente.

“Kur s’e kanë shti para 1 viti brenda këtë Drilonin. Driloni, shumë djalë i bukur. Tepër…”, potencoi ajo në Big Talk.

Boksieri Drilon Rama është në mesin e 20 banorëve që iu bashkuan këtij sezoni spektaklit të famshëm.

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, ka nisur të premten, dhe nga tani kanë filluar tensionet mes konkurrentëve. /Telegrafi/

Exit mobile version