Telegrafi

Edona James – e katërta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova

Edona James (Foto: Big Brother VIP Kosova)

Ka përfunduar zyrtarisht edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Transgjinorja Edona James ka përmbyllur rrugëtimin e saj e katërta në këtë format.

Megjithëse ajo cilësohej si një nga konkurrentet potenciale për ta fituar këtë spektakël, transgjinorja nga Suhareka mori një rezultat jo të kënaqshëm në finale.

Votat e pamjaftueshme e lanë në vend të katërt Edonën, në vendin e tretë Shqipen dhe në të dytin Blerando – për t’i hapur rrugë fituesit të këtij edicioni, Lumnbardh Salihut.

Pavarësisht rezultat, Edona do të mbahet mend si një nga fenomenet e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, e shumë pëlqyer për humorin e saj dhe personalitetin karizmatik.

Ajo ka thyer një rekord në rrjetin social TikTok, duke u bërë banorja më e kërkuar e këtij edicioni, me mbi 1.1 miliard njerëz që kanë kërkuar hashtagun e saj në këtë rrjet social. /Telegrafi/