Telegrafi

Edona James dhe Meti debatojnë me fjalë të ulëta në dhomën e gjumit

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova vazhdimisht po ndodhin dinamika të shumta.

Edona James bashkë me disa vajza të shtëpisë kanë qëndruar zgjuar deri vonë duke bërë muhabet së bashku.

Mirëpo kjo ka shqetësuar disa prej banorëve në dhomën e gjumit, të cilët nga biseda e tyre nuk kanë mundur të flenë.

Lexo po ashtu Blero thotë se ka kolegë të tij nga estrada që vonohen qëllimshëm në aeroport, vetëm që stafi t'ua thërrasë emrin

Ka qenë moderatori Meti Alshiqi ai i cili ka debatuar me Edonën, duke i kërkuar të qetësohet gjersa nuk kanë munguar edhe fjalët ofenduese ndaj njëri-tjetrit.

“Ti s’ke drejt me fol aspak”, i thotë Meti-Edonës, gjersa kjo e fundit i thotë “Unë flas kur t’më ç*het”.

Debati me fjalë të ulëta mes dyshes, ka vazhduar deri në orët e vona, teksa vajzat më pas kanë ulur zërin gjatë bisedës së tyre. /Telegrafi/