Telegrafi

Edona James befasohet nga nëna dhe vëllai i saj në Big Brother VIP Kosova 2

Foto: Screenshot/YouTube

Edona James ka krijuar fansa të shumtë dhe është shndërruar në një personazh shumë të dashur nga publiku.

Ajo në fillim ishte skeptike për paraqitjen e saj, ndonëse mendonte se loja në BBVK nuk do t’i zgjaste shumë.

Asaj në spektaklin e sotëm (e hënë) iu prezantua një klip, rrugëtimi i saj në Big Brother për më shumë se një muaj.

Pas kësaj, transgjinores nga Suhareka iu bë edhe një befasi nga ‘Vëllai i Madh’.

Në shtëpinë më të famshme në Kosovë, gjegjësisht në oborr, po e prisnin e ëma dhe i vëllai i saj, Kushtrimi.

Lexo po ashtu “Jam i famshëm që 20 vjet” - Blero i reagon ashpër Bledi Manes në spektakël

Ajo u emocionua në masë të madhe kur u takua me familjarët, megjithëse tha se nuk e priste vëllain.

Sikurse nëna ashtu edhe vëllai e përgëzuan për lojën dhe për atë që ka shfaqur në BBVK.

Ata i dëshiruan suksese të mëtutjeshme dhe ta vazhdojë lojën siç ka qenë deri më tani. /Telegrafi/